U shkarkua se ishte i dehur, emërohet kreu i ri i RENEA-s

Vetëm pak ditë më parë Sokol Poçari u shkarkua nga detyra e komandantit të RENEA-s, pas denoncimit të bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha. Por tani mësohet se është emëruar edhe kreu i ri i këtij reparti special. Këtë të enjte është konfirmuar zyrtarisht dhe largimi i Komandatit të RENEA-s Poçari, i cili do të zëvendësohet nga Vasillaq Sota, shef i trajnimeve tek FLO. Sota është në këtë post si i komanduar. 4 ditë më parë ishte ish-kryeministri Sali Berisha do të denonconte komandantin e RENEA-s Poçari, pasi ai është paraqitur në vendin e punës i dehur. Në denoncimin që Berisha e kishte marrë nga “Renea-si Digjital”, shkruhej gjithashtu se drejtori i Forcave Lëvizëse Operacionale, Sokol Bizhga, me të parë këtë ngjarje, ka pezulluar Poçarin e madje, i ka kërkuar të bëjë dhe testin e alkoolit.

Artikulli paraprakSTATISTIKAT E KRIMEVE, SHTOHEN RASTET E PRODHIMIT DHE SHITJES SË NARKOTIKËVE
Artikulli tjetërARRESTOHEN DY SHQIPTARË, KAPEN ME MË SHUMË SE 300 KG KANABIS