Leo Roçi, 34-vjeçari i cili prej 10 ditësh rezultonte i humbur është gjetur në Itali. Familjarët e tij e denoncuan të humbur atë, pas kontaktit të fundit që kishin pasur në kufirin serbo-korat.
‘Zyra e Ministrit të Brendshëm është njoftuar nga familjarët e Leo Roci se familjari i tyre i ka kontaktuar nga Italia. Familja Roci falenderon Ministrin e Brendshëm Taulant Balla për angazhimin personal në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Ambasadën e RSH në Beograd në përpjekjet për gjetjen e Leo Roci, i cili u shpall i humbur prej datës 20 Maj në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë.’- njofton policia.