Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Luiza Gegën, e cila dje shkroi historinë në Mynih, duke u shpallur kampione e Europës dhe vendosi rekord kontinental.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Begaj thekson se ky është frymëzim, por mbi të gjitha përgjegjësi për ta mbështetur në rrugëtimin e saj si krenari e Shqipërisë.

MESAZHI I BEGAJT
Bisedë emocionuese telefonike me kampionen tonë 🇦🇱, Luiza Gega.
Frymezim por mbi të gjitha përgjegjësi për ta mbështetur në rrugëtimin e saj si krenari e Shqipërisë! 🇦🇱🦅
Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH)

Artikulli paraprakSULMI NË UZINËN E ARMËVE NË GRAMSH, REAGON PRESIDENTI BEGAJ: PARANDALIM TË ÇDO SITUATE QË CËNON SIGURINË KOMBËTARE, TË ZBARDHET NGJARJA!
Artikulli tjetër“QËNDROJMË ME ALEATIN TONË”, AMBASADORJA KIM PËR SULMIN NË GRAMSH: TË ZBARDHEN FAKTET, AUTORËT TË MBAJNË PËRGJEGJËSI