Strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (ShÇBA) në Kukës kanë arrestuar në flagrancë 2 punonjësit e policisë

: Musa Bisheva (53 vjeç) dhe Gëzim Shabanaj (48 vjeç), të dy me detyrë trup shërbimi në pikën e kalimit kufitar Qafë Morinë. Arrestimi i tyre u bë për shpërdorim detyre. Të dy këta punonjës policie, duke qenë në detyrë në datë 13 korrik, ishin duke shoqëruar një shtetas të ndaluar nga Kosova në ambientet e Pikës së Kalimit Kufitar. Shtetasi Xhevat Thaqi ishte ndaluar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, por ai mundi të largohet në drejtim të paditur.

Artikulli paraprakLEZHË, SEKUESTROHEN 50 DOZA DROGË E DYSHUAR SI KOKAINË
Artikulli tjetërSCHMID: REFORMA, PËRGJEGJËSI INDIVIDUALE E DEPUTETËVE