Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga ka komentuar qëndrimin e gazetarëve që ishin përballë ish-kryeministrit Sali Berisha, mbrëmjen e kaluar në studion e emisionit “Open” duke i cilësuar të dobët dhe pa reagim.
Në një postim në “Twitter” Fuga shkruan se është krenar që e nxorën në pension Berishën që e quan vjetërsirë komuniste dhe se e shikon 100 herë më të mirë sjelljen ndaj kryeministrit Edi Rama edhe pse sipas tij nuk është etike.
“Kur ju shoh se si squlleni per inerci perballe Saliut, jam shume krenar qe e nxorrem ne pension kete vjetersire komuniste! 100 here me mire mosmiresjellja juaj ndaj Kryeministrit te sotem, sepse tregon se jeni krejt te lire edhe pse s’jeni hiç etike”, shkruan Fuga.