Ky është 33-vjeçari Alfons Kola nga fshati Kallmet i Lezhës, i cili u sulmua për vdekje me thikë nga bashkëfshatari i tij Petrit Gega.Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 1-qershorit në Breshia të Italisë, ndërsa trupi i viktimes ka mbërritur në shqipëri dhe do të prehet të dielen në vendlindjen e tij Kallmet. Familja e viktimes dhe autorit të dyshuar te ngjarjes, jetojnë në të njejten lagje dhe kishin marrëdhenie të mira, ndërsa motivet e krimit të rëndë që ka tronditur të gjithë fshatin mbeten ende të paqarta.Autori nuk ka pranuar të rrëfejë asgjë mbi arsyen që e shtyu të kryente ngjarjen e rëndë. Dëshmitarët thanë se 52 vjeçari Petrit Gega kishte ndjekur me thikë në dorë viktimën dhe pasi e sulmoi, u largua nga vendi i ngjarjes për t’u arrestuar një orë më vonë nga policia Italiane.Kamerat e sigurisë së rrugës Santa Maria kishin filmuar të gjithë skenën e sherrit të ndodhur mes dy lezhjanëve. Fillimisht mes viktimës Alfons Kola dhe autorit Petrit Gega ka pasur një debat verbal më pas ka ardhur goditja me thikë. 33 vjeçari humbi jetën në spital për shkak të plagëve me thikë ndërsa autori, i cili punonte si murator në Itali u arrestua një orë më vonë në banesën e tij ku jetonte bashkë me familjen.

Artikulli paraprakNDREU: ÇOJMË PËRPARA ZHVILLIMIN E LEZHËS
Artikulli tjetërMATURA 2023/ DALIN REZULTATET E TESTIT TË GJUHËS SË HUAJ