Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërprerë procesin e Vettingut për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Vendimi është marrë sot, një javë pas Llalla u tërhoq nga e drejta për t’u rikthyer Gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe për rrjedhojë u largua nga sistemi i drejtësisë. Kësisoj, Vettingu ndaj Llallës i nisur rreth një vit më parë, ndërpritet përfundimisht.