Me celularin e të birit në dorë dhe me apelin për drejtësi Shaban Kapllanaj qëndron në dyert e gjykatës në kërkim të një përgjigje se përse djali i tij humbi jetën.
Më 1 shtator 2016 i sapoardhur nga Gjermania 23 vjeçari Jurgen Kapllanaj u vetëflijua duke hipur në tarracën e aeroportit “Nënë Tereza”, por kjo ngjarje sipas babit të tij nuk është hetuar dhe ka mistere. Sipas babait të 23 vjeçarit të vetëflijuar ai qëndroi për 17 minuta mbi tarracën e aeroportit dhe siguria atje nuk mori asnjë masë.
Jurgen Kapllanaj mesditën e 1 shtatorit i dha fund jetës, ndërsa ndër bisedat e fundit me familjarët ai ishte shprehur se do të nisej për në gjermani për një jetesë dhe punë më të mirë. Pasi udhëtoi drejt Gjermanisë ai u kthye në Rinas duke prerë një tjetër biletë por para se të hipte në avion kreun aktin e vetëflijimit, ngjarje për të cilën i ati i tij kërkon hetim.