U vetëplagos me çifte, ndërron jetë në spital
Një 53-vjeçar nga Fieri ka humbur jetën në spital, pasi u vetëplagos me çifte. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në lagjen “Sheq i Madh”. Sipas policisë është vetplagosur me çifte në banesë shtetasi F.M, 53 vjeç, i cili më pas ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Fier në sallën e operacionit, për shkak të plagës së rëndë që kishte marrë në trup nga arma e zjarrit. Por nuk ka mundur dot të mbijetojë Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.