Një automjet i vjedhur në Durrës është identifikuar dhe lokalizuar nga policia në aksin rrugor Thumanë-Milot.Sipas policisë foristrada e llojit Mercedez Benz GLK sapo ishte vjedhur dhe dyshohej të vinte drejt Lezhës dhe menjëherë pas sinjalizimit shërbimet e Policisë kanë intensifikuar kontrollet e monitorimet, me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e këtij automjeti.Si rezultat, në aksin rrugor “Thumanë – Milot”, në fshatin Gjormë, nga shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, me përdorimin edhe të makinës inteligjente, është konstatuar automjeti i vjedhur.

Drejtuesi i mjetit, në momentin që ka parë shërbimet e policisë, ka devijuar rrugën në tentativë për tu larguar bashkë me automjetin, por nuk ka mundur dhe në këto kushte, duke shfytëzuar edhe përfituar nga errësira e natës, ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap.Vijon bashkëpunimi i ngushtë me strukturat hetimore të DVP Durrës me qëllim kapjen e autorit dhe zbardhjen e dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Artikulli paraprakRANA E HEDHUR, DESTINACION TURISTIK I PËLQYER
Artikulli tjetërMBISHKRIMI LATIN NË MUZEUN E KALASË “ROZAFA”