Avokatët në qytetin e Elbasanit do të bojkotojnë proceset gjyqësore për pesë ditë në shenjë proteste pas vrasjes së kolegut të tyre Ravik Gurra ditën e premte në mbrëmje në qendër të qytetit.

Ata u shprehën se ndihen të rrezikuar dhe të pambrojtur. “Ky ishte një veprim nga dora kriminale ndaj kolegut tonë. Bojkot proceseve gjyqësore në Elbasan. Ndihemi të rrezikuar” u shpreh Hysen Kovaçi.

Ndërkohë që nditën e premte në mbrëmje, kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia deklaroi se sot do të diskutohet vendimi për t’u bojkotuar të gjitha gjyqet në vend.

Ravik Gurra, mbrojtësi ligjor i Çapajve, fisit të njohur në Elbasan, u ekzekutua me silenciator me dy plumba në kokë teksa ishte ulur në një lokal duke pirë kafe shumë pranë qendrës së qytetit.

Autorët kanë qenë dy. 50-vjeçari me shtetësi angleze bënte një jetë mes Shqipërisë dhe Anglisë. Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar për vrasjen mafioze.

Artikulli paraprakVELIU FIRMOS LËVIZJET NË DY KOMISARIATE NË KRYEQYTET
Artikulli tjetërZJARR NË NJË BANESË TE RRUGA URA