Heroi Afrim Bunjaku, efektivi i cili u vra pas sulmeve në veri të Kosovës, është nderuar ditën e sotme në Ambasadën e Kosovës në Bern të Zvicrës, si dhe në konsulatat në Gjenevë e Cyrih.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi Ambasada e Kosovës, e cila theksoi se në mjediset e saj, në Bern, si dhe në konsulatat në Gjenevë dhe Cyrih, sot u bënë homazhe dhe u ndezën qirinj në nderim të heroit Afrim Bunjaku, i cili ra në krye të detyrës nga bandat terroriste serbe. Grupi polifonik i Sarandës i kushton këngë policit të vrarë në Kosovë, Afrim Bunjakut. Me këtë rast, u dënuan aktet e tilla kriminale dhe terroriste të organizuara dhe të përgatitura nga Serbia me qëllim të destabilizimit të Kosovës dhe të rajonit.

“Njëherësh, bashkatdhetarët tanë i dhanë mbështetje Qeverisë dhe të gjitha organeve tjera të sigurisë për intervenimin e shpejtë dhe profesional për shpartallimin e këtij grupi të armatosur me armë ushtarake dhe të përgatitur për akte të tilla terroriste kundër Kosovës së pavarur dhe sovrane”, thuhet, mes tjerash, në njoftim.

Artikulli paraprakVLLAZNIA VOLEJ, HUMBASIN MESHKUJT DHE FEMRAT
Artikulli tjetërPOLICIA E KOSOVËS VIJON HETIMET NË VERI, GJEN NJË SASI TË MADHE ME ARMË, MUNICIONE DHE PASJISJE USHTARAKE NË ZVEÇAN