Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë po zhvillohen homazhet në nder të oficerit 44 vjeçar të vrarë në krye të detyrës Saimir Hoxha.
Të pranishëm do të jenë kolegët e efektivit dhe përfaqësues të lartë të politikës dhe të shtetit të cilët do t’i japin lamtumirën e fundit Saimir Hoxhës.
Nënkomisari Saimir Hoxha do të shpallet “Dëshmor i Atdheut.”
44 vjeçari, babai i dy fëmijëve ishte nisur në aksionin antikanabis së bashku me 4 efektivë të tjerë, mes tyre Shefi i Krimeve në Lezhë.