Dosja e vrasjes së gjyqtares Fildez Hafizi ka përfunduar në Gjykatën e Lartë. Dosja ka qenë në Gjykatën e Tiranës, e cila ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kësaj ngjarjeje, duke kaluar çështjen te Gjykata e Lartë.

Gjyqtarja Hafizi u vra më armë nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasmi, më 31 gusht 2017, një ngjarje e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik.

Fildez Hafizi u ekzekutua nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi, pranë shtëpisë ku banonte në Tiranë. Ngjarja erdhi pas shumë vitesh konflikt. Madje, gjyqtarja ishte kanosur nga Kasemi vazhdimisht, duke kujtuar këtu ngjarjen te “Shkëmbi i Kavajës”, ku Kasemi ishte edhe i armatosur.

Gjyqtarja kishte kërkuar edhe transferim në Tiranë, por KLD e kishte vendosur në Shkodër, rrethin më të largët që ajo kishte kërkuar, pasi ndihej e kërcënuar nga ish-bashkëshorti.

Artikulli paraprak30 GRABITJE NË BARCELONË, ARRESTOHEN 10 PERSONA
Artikulli tjetërARRESTOHET 43-VJEÇARI, IU GJETËN 9 KILOGRAMË KANABIS