Pas zgjedhjes së tij si kryetar i PS në bashkinë Vau Dejës, Kristjan Shkreli thotë se këtë radhë procesi i votimit shkoi pa probleme teksa përballë kishte Mark Zhurin

, ish-kryekomunari i Temalit. Shkreli mori 32 vota kundrejt 28 votave të Zhurit. Kreu i ri i socialistëve në Vau Dejës thotë se objektiv i tij është fitorja në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pas përfundimit të procesit të zgjedhjes së kryetarit të PS në Vau Dejës, një nga degët e fundit, Shkreli thotë se mes socialistëve të Vau Dejësit nuk ka përçarje dhe se janë të bashkuar. Herën e parë socialistët e Vau Dejësit rrëzuan kandidaturën e vetme që ishte Sokol Shkreli duke kërkuar që të ketë një garë mes dy kandidatësh. Mes dy kandidaturave, Mark Zhurit dhe Kristjan Shkrelit ky i fundit fitoi me 4 vota diferencë.

Artikulli paraprakSËMUNDJA DERMATOZA NODULARE PREK GJEDHIN NË TË GJITHË BALLKANIN
Artikulli tjetërMINISTRIA GJERMENI NË MALËSINË E MADHE PËR DISA INVESTIME