Klevis Lleshi i riu nga Burreli që u zhduk pa lënë gjurmë në gusht të vitit 2020, dyshohet të jetë vrarë dhe më pas është groposur në fshatin Shpërdhet të Kurbinit.Disa mbetje kockore që u gjeten nga banorë të zonës disa muaj pas ngarjes kontretisht në dhjetor të vitit 2020, i përkasin të riut nga Mati.Diçka e tillë është vërtetuar pas ekzaminimeve të kryeara nga Instituti i Policisë Shkencore, me anë të ADN-së.Akti i ekspertimit nga mbërritur këtë të hënë në policinë e Lezhës, e cila ja ka përcjellë menjëherë Prokurorisë së Matit, e cila po heton rastin që prej denoncimit të familjareve të Klevis Lleshit me 5 gusht të vitit 2020, të cilët kishin humbur kontatet me djalin e tyre.

I riu që në atë kohë ishte 21-vjeç dyshohet të jetë marrë peng në afersi të Pallatit të Sportit në qytetin e Burrelit e më pas të jetë vrarë e gropusur në Shpërdhet të Kurbinit, fshat i cli ndodhet në një terren të thyer malor rreth 10 km larg qytetit të Mamurrasit.Mbetjet kockore dolen në siperfaqe nga fenomeni eroziv në këtë zonë që solli rrëshqitjen e tokës në një siperfaqe të konsiderueshme.Kanë qenë banor të zonës të cilët njoftuan policinë në lidhje me rastin dhe blutë u vunë menjëhërë në lëvizje, duke kryer të gjitha veprimet dhe dërguar eshtrat për ekspertizë në insitutin e policisë shkencire në Tiranë.

Gjetja e eshtrave të të riut, pritet të ndihmojë grupin hetimor për të vijuar hetimet në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.Saga e vrasjeve në familjen Lleshi ka nisur dhjetë vite më parë. I ati i Klevisit, Xhavit Lleshi u vra në një pritë në vendin e quajtur “Pujkë” në vitin 2013, ndërsa pak vite më pas i është vrarë xhaxhai Hajredin Lleshi, pranë shtëpisë në zonen e Matit.

 

Artikulli paraprakLUFTARAK QË NË NISJE TË JETËS, NXIRRET I GJALLË PAS 29 ORËSH NGA RRËNOJAT FËMIJA 2 MUAJSH
Artikulli tjetër“BONUSI I RIJETËZIMIT”, PRITEN MË SHUMË PËRFITUES