Një trup i pajetë është gjetur në fshatin Lajthizë mesditën e sotme. Trupi i pajetë është gjetur në rrugë nga banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Trupi është i dekompozuar, ndërsa i përket Idriz Ahmetajt 54-vjeç. Punonjësi i mirëmbajtjes së rrugëve ishte zhdukur pa lënë gjurmë prej 3 muajsh. Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.