Një shqiptar është rrahur keqazi në një autolavazh në rrugën Amoretti në Milano, pas një zënke për vendin e parkimit të makinës.

Shqiptari i moshës 23 vjeç po kërkonte të spostonte furgonin kur një burrë pa e kuptuar e kishte kaluar në radhë.

Por duket se gjithçka ka precipituar shpejt dhe vendin fjalëve ia ka lënë përplasja fizike.

23 vjeçari shqiptar e ka akuzuar personin tjetër se e kishte vjedhur të vetmin vend që ishte bosh.

Personi tjetër e ka goditur me shkelma dhe grushta në fytyrë dhe në trup shqiptarin dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Edhe pse agresori është kapur nga telekamerat, policia është ende në kërkim të tij, ku dallohet dhuna ndaj shqiptarit.

Artikulli paraprakZBRITI PËR TË BËRË FOTO, ‘BENZ’-I PERPLAS TURISTIN UKRAINAS
Artikulli tjetërVENDIMI I METËS PËR ZGJEDHJET, RAMA: PARLAMENTI REAGON KUR PRESIDENTI ÇMENDET