Ekipet e Akademisë së Vllaznisë U19 dhe U17 kanë nisur stërvitjen për sezonin e ri të 2017-2018.
Pas mbledhjes së bërë me stafin përbërës, drejtori i Akademisë Alban Hasani, tregon në një intervistë për Star Plus edhe qëllimet e këtij sezoni futbollistik ndaj dy skuadrave, ku njëra prej tyre ajo e U19, janë edhe kampionët e Shqipërisë në futboll për të rinjtë. Sezoni i ri i sapo nisur, duket se për të dyja skuadrat, kanë si qëllim arritjen e objektivave në rezultate sa ma të larta .