MASSAFRA: KJO DITË PËR TË PËRKUJTUAR MUNDIMET E JEZUSIT. Edhe sivjet, në kohën e Kreshmeve, ashtu siç është bërë tashmë traditë,për 18 vite me rradhë u përkujtua Udha e Kryqit në malin e Taraboshit në shkodër. Besimtarë nga Shkodra e famullitë përreth iu ngjitën Malit Tarabosh për të përkujtuar Mundimet e Jezusit dhe për të lutur 14 ndalesat e Udhës së Kryqit.
Lutja e Udhës së Kryqit filloi nga sheshi para Fshatit të Paqes me përshëndetjet e Arqipeshkvit Metropolit të Shkodër-Pult Imzot Angelo Massafra, i cili do të ishte edhe në krye përgjatë gjithë Udhës së Kryqit. Kjo ngjitje është një lutje mjaft e dashur për besimtarin katolik gjatë kohës së Kreshmëve, sepse jo vetëm përkujton mundimet dhe vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq, por u jep forcë dhe dëshirë të gjithë besimtarëve për të përballuar vështirsitë e jetës.Katërmbëdhjetë ndalesat do të pasqyronin udhën dhe mundimet e përshkuara nga vetë Jezusi deri në ndalesën e fundit të kryqëzimit të tij në Kryq në Kalvar, përmes mbajtjes së kryqit, leximeve, meditimeve dhe lutjeve të të rinjve të grupeve pjesëmarrëse në këtë aktivitet.Pjesmarrja e besimtarëve ishte mjaft e gjërë jo vetëm nga Shkodra por edhe rrethinat ishin pjesë në këtë ritual të përvitshëm .