Edhe sivjet, në kohën e Kreshmëve, asht siç është bërë tashmë traditë, u kremtua Udha e Kryqit në malin e Taraboshit.

Besimtarë nga Shkodra e famullitë përreth iu ngjitën Malit Tarabosh për të përkujtuar Mundimet e Jezusit dhe për të lutur 14 ndalesat e Udhës së Kryqit.Lutja e Udhës së Kryqit filloi nga sheshi para Fshatit të Paqes me përshëndetjet Arqipeshkvit te Dioqezes Shkoder-Pult Imzot Angelo Massafra, i cili tha se Kjo ngjitje është një lutje mjaft e dashur për besimtarin katolik gjatë kohës së Kreshmëve, sepse jo vetëm përkujton mundimet dhe vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq, por edhe u jep forcë për të përballuar vështirësitë e kësajjete . E veçanta e këtij aktiviteti është se nga ndalesa në ndalesë, prijësi i karvanit që ka privilegjin të mbajë edhe kryqin e drujtë me mbishkrimet që përkujtojnë ngjitjen e Jezusit në mal të Kalvarit, ndalen duke ftuar të gjithë pjesëmarrësit të luten dhe të thonë uratë në detikim të Jezu Krishtit.

Artikulli paraprakINAGUROHEN MJEDISET E REJA TË SHOQATËS “ROZAFA EKSPRESION”
Artikulli tjetërPRAG SFIDA ME TIRANËN, VOLTANA ADEMI VIZITON SKUADRËN