Këtë të shtunë u mbajt “Udha e Kryqit në fshatin e Paqes në Shkodër deri në Malin e Taraboshit Ky është një rit i përvitshëm I cili simbolizon vuajtjet e Jezu Krishtit. Kjo ditë përkon edhe me afrimin e festës së Shenjtë të Pashkës. “Udhën e Kryqit” u udhëhqo nga famullitari i Shkodrës dom Vlash Palaj. Në mesazhin e tij Famullitari foli edhe për një plagë të madhe të popullit shqiptar siç është ajo e emigrimit.
Famullitari Palaj përmendi edhe vuajtjet që njerëzit përjetojnë nëpër botë për shkak të varfërisë, luftrave dhe diskriminimeve të ndryshme shoqerore apo edhe fetare.
Tashmë jemi edhe në vigjilje të festës së shenjtë të Pashkës e cila për të gjithë besimatrët e krishterë simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit që është gjithmonë një shpresë për një botë më të mirë.