PAPA FRANÇESKU: SHPESH HERË VËLLEZËRIT KRYQËZOHEN NË BASHKËFAJËSINË TONË. Me në krye Papa Franceskun, mijëra njerëz u mblodhën në rrugën Crucis tek Koloseu i famshëm në Romë në ritualin fetar të udhës së kryqit.
Persekutimi fetar, shfrytëzimi i minorenëve dhe drama e fëmijëve ushtarë ishin disa nga temat e prekura nga peshkopi i Novaras Renato Corti. Në fund të ritit, kryqi u soll tek Ati i Shenjtë për të marrë bekimin e tij. “O Jezus, shohim edhe sot vëllezërit tanë të persekutohen, të varen dhe të kryqëzohen vetëm sepse besojnë tek ty, nën sytë tanë ose shpesh në heshtjen tonë bashkëfajtore”, tha Papa Francesku me një zë të zymtë para mijëra besimtarëve Italianë, Irakianë, Sirianë, Nigerianë, Egjiptianë, Kinezë, nga Lindja e Mesme e Amerika Latine, të cilët përkujtuan orët e fundit të Jezusit. Ndërkohë qindra kristianë morën pjesë në ceremoninë e të premtes së zezë brenda Kishës së Varrit të Shenjtë në qytetin e Vjetër të Jeruzalemit, që besohet të jetë ndërtuar në vendin e kryqëzimit dhe varrimit të Jezu Krishtit dhe të Ringjalljes. Rrugëtimi i kryqit është celebruar edhe në vende të tjera.