Në Shkodër u kremtua udha e kryqit e cila simbolizon përvuajtjet e Jezusit përpara ngjalljes së tij. Ky rit fetar kremtohet në prag të ardhjes së festës së shenjtë të Pashkës duke u ngjitur nga fshati i Paqes përgjatë malit të Taraboshit. Famullitari i famullisë “Zoja e Shkodrës” dom Vlash Palaj tha se Shqipëria përballet ende me shumë varfëri dhe përmendi edhe emigrimin masiv si një plagë sociale që nuk po gjen zgjidhje.

Udha e Kryqit tha famullitari Palaj duhet të shërbejë për të kuptuar përvuajtjet dhe për të qenë pranë shtresave në nevojë.

Me lutje dhe këngë fetare besimtarët katolik përkujtuan mundimet e Jezusit në 14 ndalesat e Udhës së Kryqit. Ky ritual kremtohet që prej vitit 1998 para festës së Pashkës e cila shënon ngjalljen Jezusit dhe fitoren e jetës mbi vdekjen.

Artikulli paraprakIPA ZHVILLON TAKIM NË SHKODËR
Artikulli tjetër“ELEKTRA” E SOFOKLIUT ZBRET NË LEZHË