Shkrimtari për fëmije dhe studiuesi Xhahid Bushati ishte I ftuar sot në biblotekën “Marin Barleti” në qytetin e Shkodrës. Fëmijët u shoqeruan nga shkrimtari drejt një udhëtimi të mrekuellueshëm me personazhe e atmosferë magjike që ka krijuar për fëmijët prej një jetë. Shkrimtari shprehet se ndihet i lumtur që fëmijët po njohin një nga shkrimtarët e qytetit të tyre.

Lexueshmëria e librit nuk është në nivelin e kënaqshëm, dhe një ndër faktorët është përhapja e teknologjisë thot shkrimtari.

Shkrimtari për fëmijë thotë se letërsinë e ka mission, ndërsa përcjellë edhe mesazhin tek fëmijët se librin nuk duhet ta lëshojnë nga dora pasi është shoku I tyre më I mirë.

Takimi me shkrimtarin dhe studiuesin erdhi edhe si një dhuratë për fëmijët në prag të 1 qershorit, festës së tyre.

Artikulli paraprakSHKOLLA “BESËLIDHJA” NXJERR MUZIKANTËT E PARË
Artikulli tjetërATLETIKË, VLLAZNIA KAMPIONE PËR TË RINJTË