Sekretari Amerikan i Shëndetësisë Tom Price ka dhënë dorëheqjen, pas zbulimit të skandalit mbi përdorimin e avionëve të shtrenjtë privatë për udhëtimet zyrtare.

Ai më herët kërkoi falje, pasi bëri 26 fluturime private që nga maji, me një kosto prej 400,000 dollarë për tatimpaguesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, thuhej se Presidenti Trump kishte pranuar dorëheqjen e Z. Price, duke shtuar se Don J Wright ishte emëruar në vendin e tij, si sekretar i përgjithshëm i shëndetësisë.

Zyrtarët e qeverisë, përveç atyre që kanë të bëjnë me çështjet e sigurisë kombëtare, janë të detyruar të marrin fluturime komerciale për udhëtime të lidhura me punën. Krahas Tom Price, tre anëtarë të tjerë të kabinetit të Presidentit Donald Trump janë nën vëzhgim për përdorimin e avionëve privatë gjatë punës.

Artikulli paraprakKRYEBASHKIAKJA: PORTO RIKO S’KA LAJME TË MIRA
Artikulli tjetërGODITI ME GRUSHT DEPUTETIN ZEKA: ARRESTOHET FRASHËR KRASNIQI