Furnizimi me ujë të ndotur në shumë njësi administrative të qarkut Shkodër ka vënë para vështirësisë qindra banorë. Një nga zgjidhjet e vetme për furnizimin me ujë të pijshëm është ky burim ujë në Bërdicë, që shërben si pikë furnizimi për shumë familje. Të pyetur nga Star Plus qytetarët tregojnë se vijnë nga zona të ndryshme për të mbushur bidonët me ujin e pijshëm të Bërdicës.

Banorët tregojnë se për tu furnizuar me ujë në Bërdicë është kosto e dyfishtë, nganjëherë edhe e papërballueshme si shkak I kushteve të vështira ekonomike.

Ata tregojnë se institucionet janë në dijeni të furnizimit të banesave me ujë të ndotur, por nuk ndërhyjnë për përmirësimin e gjendjes. Kjo gjë sipas tyre I ka bërë që të humbin shpresat se situata mund të përmirësohet.

Që prej përmbytjeve të vitit 2010 zona e Dajçit dhe Bërdicës furnizohet me ujë të ndotur ndërkohë që institucionet e kanë lënë në harresë këtë problem. Janë të shumtë banorët të cilët çdo ditë vijnë tek ky burim për të mbushur bidonët me ujë, si të vetmen mundësi për t’u furnizuar me ujë të pijshëm.

Artikulli paraprakISH DEPUTETJA E PD ULQINAKU AKUZA DEPUTETES SENIDA MESI
Artikulli tjetërINFO PLUS – 14.10.2020