Udhëtonte me ”BMW” të vjedhur aksidentohet për vdekje shqiptari
Një shqiptar ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në San Martino në Regio, të Italisë. Viktima është identifikuar si Arsen Gjini, 27 vjeç. Sipas policisë 27-vjeçari udhëtonte me një makinë tip ‘’BMW’’që pas kontrolleve të policisë italiante ka rezultuar e vjedhur. Nga hetimet e kryera nga policia, raportohet se shkak i këtij aksidenti është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte 27-vjeçari. Brenda automjetit, me viktimën ishte edhe një person tjetër i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai është shpallur në kërkim nga policia italiane.