UEFA dënon Federatën Franceze të Futbollit me 20 mijë euro gjobë për ngatërrimin e himnit shqiptar gjatë ndeshjen me kombëtaren tonë.

Lajmin e bën të ditur prestigjozia franceze L’equipe, ku bën me dije se UEFA vendos të gjobisë Federatën Franceze të Futbollit për ”organizim të pamjaftueshëm të ndeshjes”.

Më 7 shtator në Parc de Princ të Parisit, himni shqiptar u ngatërrua me atë të Andorrës duke shkaktuar vonesën prej 7 minutash të nisjes së ndeshjes. Por nuk mbeti me kaq pasi kur spikeri i stadiumit duhe t’i kërkonte falje kombëtares shqiptare dhe tifozëve të saj, në vend të emrit Shqipëri përdori Armeni.

Për këtë gafë të francezëve Presidenti Macron i kërkoi falje kryeministrit Rama.

Artikulli paraprakVDEKJA E 25 VJEÇARES, PROKURORIA MERR TË PANDEHUR MJEKUN
Artikulli tjetërREFORMA ZGJEDHORE/ SOT NË ORËN 09:30 EKSPERTËT MBLIDHEN TEK SELIA E PD-SË