Menjëherë pas ngjarjes së tmerrshme që preku vendin tonë nga një seri tërmetesh të njëpasnjëshme, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka marrë mesazhe, telefonata, dhe telegrame zyrtar nga Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, Presidenti i Federatës së Futbollit të Hollandës, Michael van Praag dhe shumë përsonalitete të futbollit evropian dhe botëror.

Në letrën e tij, Presidenti Ceferin shprehet:

“I dashur Armand,

Ju përcjellim ngushëllimet tona të thella për viktimat e tërmetit, zemrat tona janë me familjet e tyre!

Sinqerisht,

UEFA

Aleksander Čeferin

President”

Artikulli paraprakLËKUNDET SËRISH SHQIPËRIA, KËTË RADHË 5.2 BALLË
Artikulli tjetërPAVARËSIA DHE TËRMETI BASHKOJNË RAMËN DHE METËN