Shqipëria do të luajë ndaj Gjeorgjisë në transfertë më 14 tetor, sfidë e vlefshme për UEFA Nations League. Ndeshja do të zhvillohet në Tbilisi në stadiumin “Mikheil Meskhi Stadium”, duke nisur nga ora 18:00.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre edhe për sfidën Gjeorgji – Shqipëri në linkun http://tkt.ge/AlbanianFans .

Tifozët shqiptarë kanë në dispozicion sektorët 29 dhe 30. Procesi i shitjes së biletave vijon edhe për dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë në Grupin B1 të UEFA Nations League ndaj Çekisë (16 nëntor, 20:45, stadiumi “Air Albania”) dhe Ukrainës (19 nëntor, 20:45, stadiumi “Air Albania”).

Të gjithë tifozët kanë mundësi që të blejnë biletat e tyre për të dy takimet në ebileta.al

Biletat e ndeshjes: Shqipëri – Çeki

Biletat e ndeshjes: Shqipëri – Ukrainë

Artikulli paraprakPROTESTA E 7 TETORIT, BERISHA: MOSBINDJE CIVILE MASIVE, BETEJA E JETËS SONË…
Artikulli tjetërSTUDIUESIT: KINA SHFRYTËZOI MUNGESËN E VËMENDJES SË BE-SË NË BALLKANIN PERËNDIMOR