QINDRA QYTETARË FESTOJNË VENDIMIN PËR PEZULLIMIN E NDESHJES.Vendimi i UEFA-s për ndërprerjen e ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë pas incidentit në fushë është pritur me festë në disa qytete të vendit.Kryeqendra e festimeve ka qenë Shkodra, ku qytetarë të shumtë kanë dalë në shesh duke festuar këtë vendim që përkthehet në një fitore ne tavolinë për ekipin tonë kombëtar, vendim që merret nga Uefa.
Bulevardi kryesor i qytetit është pushtuar nga makinat e zbukuruara me flamuj, ndërsa kryefjalë e kësaj natë ishte suporti pa kufi për ekipin e Shqiponjave.
[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/9KIKYMWrzxk” frameborder=”0″ allowfullscreen ]