KY RREGULL SYNON MBROJTJEN E TIFOZËVE NGA DUHAN PRIRJA. UEFA ndaloi konsumimin e duhanit brenda dhe jashtë stadiumeve gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit 2016 (EURO 2016) i cili do të mbahet në Francë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga UEFA theksohet se në 10 stadiumet ku do të luhen ndeshjet e EURO 2016 më 10 qershor – 10 korrik në Francë nuk do të lejohet pirja e duhanit as brenda dhe as jashtë stadiumit. Në deklaratë gjithashtu u theksua se vullnetarët dhe punonjësit e sigurisë janë të ngarkuar me detyrën të informojë tifozët në lidhje me ndalimin e pirjes së duhanit. Gjithashtu afërsisht 6 mijë e 500 vullnetarët të cilët do të marrin pjesë në këtë eveniment do të marrin pjesë në programin e trajnimit të UEFA të emëruar “Jo duhanit”. Në kuadër të kësaj ndalese të UEFA-s synohet mbrojtja nga efektet e pirjes së duhanit të tifozëve, futbollistëve dhe punonjësve dhe gjithashtu krijimin një shembulli të mirë për të rinjtë si dhe parandalimin e ndonjë zjarri të mundshëm

Artikulli paraprakPARTIA SOCIALISTE NE ZGJEDHJET E 21-QERSHORIT
Artikulli tjetërBASHA ME BANORËT NË SHKODËR DHE MALËSI TË MADHE