UEFA ka bërë të ditur se do të rrisë shpërblimet për skuadrat pjesmarrëse të edicionit aktual të Ligën së Kombeve dhe këtu përfiton edhe Shqipëria.

Ky modifikim nga institucioni më i rëndësishëm i futbollit europian kap shifrën e një rritje prej 50% të pagesave të solidaritetit për 55 federatat pjesmarrëse.

Shuma maksimale që mund të përfitojë FSHF nga Liga e Kombeve është 2.25 mln euro por gjysmën e parave e ka tashmë të siguruar vetëm nga pjesmarrja.

Kështu vetëm pjesmarrja në fazën e grupeve për Ligën A bën që skuadra apo federata respektive të përfitojë 2.25 mln euro ato të ligës B 1.5 mln euro ato të ligës C 1.125 mln euro dhe ato të Ligës D 750 mijë euro.

Pra Shqipëria, në këtë rast FSHF vetëm nga pjesmarrja në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve arkëton automatikisht 1 milion e 125 mijë euro. Por shpërblimet e UEFA-s nuk ndalen me kaq.

Nëse Shqipëria do të përfundojë e para në grupin e saj përpara Izraelit dhe Skocisë do të përfitojë edhe 1.125 mln euro të tjera dhe në total FSHF nëse Kombëtarja shpallet fituese e grupit të parë të Ligës C do të arkëtojë 2.25 mln euro.

Maksimumi i shumës që mund të përfitojnë skuadrat e Ligës A është 4.5 mln euro , 3 mln euro mund të arkëtojnë ato të Ligës B. 2.25 mln euro është shpërblimi maksimal që mund të marrin skuadrat e Ligës C dhe 1.5 mln euro skuadrat e Ligës D.

Por katër skuadrat fituese të Ligës A do të përballen me njëra-tjetrën në qershor të vitit 2019 për të shpallur fituesen e Ligës së Kombeve dhe në total fituesja e kompeticionit do të përfitojë 10.5 mln euro.

Artikulli paraprakRAMA MUNGON NË KUVEND, SHFAQET PËRKRAH PRESIDENTIT FRANCEZ (VIDEO)
Artikulli tjetërPRESIDENTI META KTHEN SËRISH NË KUVEND LIGJIN PËR TEATRIN KOMBËTAR