MEDIAT SERBE, KOMENTOJNË VENDIMIN E UEFA-s, FSF DO TË APELOJË. “UEFA: Serbia fiton pa pikë!,” raportoi agjensia serbe e lajmeve B92. Serbia e ka fituar ndeshjen e ndërprerë me 3 pikë në tavoline sepse skuadra shqiptare ka braktisur ndeshjen, por ato i janë hequr për shkak të dhunës.
B92 raporton gjithashtu se Federata Serbe e Futbollit do të duhet të paguajë 100 mije euro gjobë, “pikërisht” sa Federata Shqiptare e Futbollit. Agjensia zyrtare e lajmeve Tanjug transmetoi vendimin e UEFA-s me titullin “Tre me zero për Serbinë, por minus tre pike”.Tanjug raportoi se FSF e Serbisë do të ketë një takim të komitetit për çështjet urgjente ku do të analizojë ndëshkimin e UEFA-s pas ndeshjes së ndërprerë me Shqipërinë.Pritet nje njoftim për shtyp më pas, ku FSF do të paraqesë reagimet ndaj vendimit të komunikuar dhe qëndrimin për të gjitha çështjet e ngritura nga UEFA.FSS tha në një deklaratë se shpjegimi i vendimit do ti dorëzohet Serbisë brenda ditëve të ardhshme dhe do të dihet se për cilat fakte janë përmendur dënimet e imponuara. FSF vuri në dukje gjithashtu se që nga data e marrjes së vendimit të arsyetuar plotësisht, të dyja palët do të ketë një periudhë kohore për tu ankuar në Komisionin për Ankesa.