PSG TËRHIQET NGA BISEDIMET PER DI MARIA-n.
UEFA ka shpallur renditjen e klubeve më të suksesshme në Evropë në pesë sezonet e fundit.

Klubi qe mban vendin e pare eshte ai i Ralit te Madridit i cili ndiqet nga Barcelona në vendin e dytë dhe Bayern  Mynih në vendin e tretë. Ndërkohë që në 5  vendet e para i mbyll Chelsea në vendin e 4 dhe Benfica në vendin e 5 e cila ka lënë pas Manchester United. Në këtë renditje nuk kanë munguar dhe ekipet shqiptare. 9 ksuadra kanë arritur të futen në këtë klasifikim që përbëhet nga 454 ekip europiane. Skënderbeu është ekipi që mban renditjen më të mirë në vendin e e 232. Kukësi renditet në vendin e 346, ndërsa Tirana në vendin e 359. Vllaznia mban vendin e 419 pas Teutës dhe ka lënë pas vetëm ekipin e Besës që mban vendin e 420.Ndërkohë, duke u ndalur tek merkatoja e ditëve të fundit në klubet më të mëdha europiane,  Skuadra francize e Paris Saint-Germain ka hequr dorë për blerjen e yllit argjentinas të Real Madridit Angel Di Maria, për shkak të çmimit të lartë i është vënë atij. Presidenti i kësaj skuadre ka përjashtuar  mundësinë e një transferimi të argjentinasit duke deklaruar se është shumë i shtrenjtë. Mëgjithatë PSG kanë siguruar tashmë shërbimet e David Luiz nga Chelsea për një shumë prej 50 milion euro këtë verë, ndërsa ata kanë nënshkruar edhe me  Serge Aurier deri në fund të sezonit. Ndërkohë që Di Maria ka një kontratë me Real Madridin deri në qershor të vitit 2018, por një ofertë e madhe prej 60 milionë euro mund të jetë joshëse për tu larguar nga Santiago Bernabeu.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”300″ src=”//www.youtube.com/embed/M7IS_XaANM8?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakTREGJET TONA USHQIMORE, ZHEG E PISLLËK
Artikulli tjetërBESNIK DULI TRAJNERI I RI I ADËS