Pas evidentimit në terren të pikave problematike, të bllokimit të kolektorëve në vite në qytetin e Shkodrës, Bashkia Shkodër dhe Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime kanë ndërhyrë sot pranë sheshit të “Dugajve të reja”. Specialistët dhe punonjësit kanë ndërhyrë për krijimin e një linje të re që përmirëson lidhjen me kolektorin për kalimin e ujërave të shiut.

Ndërkohë nga ana tjetër ai apelon edhe për bashkëpunim nga vetë banorët.

Prej disa ditësh, me urdhër te kryetarit të Kryetarit të Bashkisë Shkodër Benet Beci, është ngritur një grup pune mes ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime, Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe IMT, për lirimin dhe sistemimin e të gjithë linjave të kolektorëve të cilat janë bllokuar në vite dhe kanë krijuar përmbytje në disa prej zonave të qytetit.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, ASGJËSOHEN 120 KG KANABIS, VIJON PUNA PËR IDENTIFIKIMIN E AUTORËVE
Artikulli tjetërMOTORI PËRPLAS PËR VDEKJE 75-VJEÇAREN NË LEZHË