Keto pamje flasin per masakren qe po I behet liqenit te Shkodres nga derdhja e pandalur e ujrave te zeza ne shtratin e tij.

Prej disa vitesh ujrat e zeza te qytetit te Shkodres perfundojne ne kete liqen, fenomen ky qe akoma nuk po gjen zgjedhje. Keto jane pamjet qe te ofrohen ne mes te dites dhe askush nga institucionet pergjegjese nuk e ve ujin ne zjarr per rrezikun qe paraqit kjo situate..Pervec eres se rende dhe rrezikut qe sjellin papasterite, ujrat e zeza qe derdhen ne lumin Buna duke u shperndare me pas ne liqen jane duke e ndotur ndjeshem ate ,ndotje kjo qe po lejon edhe demtimin e resurseve peshkore. Nderkohe, edhe pse nje zone shume e rendesishme e zhvillimit te turizmit ne te gjithe rajonin e Shkodres, institucionet pergjegjese nuk po marrin masat e duhura per te vendosur ne fuksion stacionin e pompave te perpunimit te ujrave te zeza me qellim zgjidhjen perfundimtare te ketij problemi. Ky aset i cmuar eshte lene nga ata teresisht ne harrese duke i shkaktuar nje dem ne zhvillimin e zones por dhe turzmit. Por ujrat e zeza nuk jane I vetmi faktor qe cdo dite e me teper po e kthejne liqenin e Shkodres ne nje mocal te vertet, pasi edhe hedhja e inerteve dhe mbeturnave te ndryshem dhe ndertimi I by pass cilesohen nga ambjentalistet si shkatrrimtaret e vertet te kesaj bukurie natyrore.Nderkohe nga ana tjeter, perballe kesaj situate nuk ka asnje perpjekje dhe asnje iniciative per te bere pastrimin e tij, nga institucionet pergjegjese.

Artikulli paraprakAPELI I BASHËS: ME 18 SHKURT TË NDRYSHOJMË FATIN E VENDIT
Artikulli tjetërARMËT, NGJARJA E DAJÇIT NXITI FAMULLINË PËR MBLEDHJEN