Me ardhjen e stines se veres dhe rritjes se ndjeshme te temperaturave situate e ndotjes ne Lumin Buna si rezultat I shkarkimit te ujrave te zeza del me shume ne pah dhe mbehet akoma me shume problematike.
Shefi i shërbimit të higjenës pranë Dshp Burimi Gjyli thekson se situate paraqitet mjaft shqetesuese, gje per te cilen kerkon nga qytetaret te shmangin perdorimin e ketij uji pasi mund te behet shkak per perhapjen e ndonje epidemie. Nderkohe per Gjylin sitauta krejt ndryshe paraqitet ne piken turistike te Shirokes. Sherbimi i higjenes realizon cdo tre muaj analizat e ujrave nderkohe qe tani ne sezonin turistik keta analiza behen cdo jave me qellim shmangien e problemeve te ndotjes qe sjell rrezikshmeri te larte per qytetaret.