“Në shumë prej zonave që mbulon ujësjellësi fshat situata është përmirësuar”.

Deklarata vjen nga Ndoc Prela, shef i të ardhurave në këtë ndërmarrje i cili shprehet se dita-ditës po shtohen kontratat me qytetarët. Vetëm para pak kohësh në fshatra të ndryshëm janë vendosur 300 matësa dhe synohet që numri i tyre të shkojë deri në 2 mijë të tillë tregon shefi Prela. Shefi i të ardhurave në ndërmarrjen e ujësjellës fshat pranon defektet dhe rrjetin e amortizuar por deklaron se në shumë fshatra janë bërë ndërhyrje. Sa i përket debitorëve kapin shifrën 20%. Me ndryshimet e reja ndërmarrja e ujësjellës fshat do administrojë vetëm pjesën e Malësisë së Madhe sepse njësitë e tjera i kanë kaluar ndërmarrjes së ujësjellës qytet.

Artikulli paraprakMISRI, HAJKOLA: MUNGESA E UJIT BËN QË FERMERËT TË GABOJNË
Artikulli tjetërTUZI, GUCIA DHE MALËSIA E MADHE BASHKË