Dendësia e ndërtimeve në zonen turistike të Shëngjinit ka vënë në vështiresi furnizimin me ujë të pijshem.Problematika më e madhe krijohet gjatë sezonit turistik, pasi ujësjellësi ekzistues nuk e plotëson nevojen për uje.Për ti dhënë zgjidhje këtij shqetësimi që po bëhet gjithnjë e më evident pritet ndërtimi i një Ujësjellësi të Ri që do të përfshije dhe zonen e Kunës dhe Ranës së Hedhur.Konfirmimi vjen nga nënkryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj, sipas të cilit projekti dhe financimi janë gati dhe shumë shpejtë pritet të nisë investimi.
Krahas Ujësjellësit të ri në zonen turistike të Shëngjinit parashikohet që të investohet edhe në rrjetin elektrik dhe infrastrukture, me qëllim që të ofrohet turizem sa më cilësor dhe pa problematika.