DREJTORI KEPI: PAVARËSISHT DISA PËRMIRËSIMEVE KEMI SËRISH PROBLEME. Drejtoria e ndërmarrjes së ujësjellës kanalizime qytet ka përfunduar analizën njëvjeçare për punën gjatë vitit 2014-të.

Drejtori i asaj ndërmarrjeje Leonard Kepi thotë se pavarësisht përmirësimeve sërish ka probleme. Drejtori Kepi tregon se është ulur numri i debitorëve por edhe i atyre që shpërdorojnë ujin në qytetin e Shkodrës. Për ndërmarrjen e ujësjellësit qytet është drejt fundit projekti për përmirësimin e rrjetit furnizues i tre qeverive të huaja I cili pritet që gjatë vitit 2015-të të sjellë një situatë më të mirë sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/L2vNaqndOzU” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakA PO PËRÇAHEN ISH TË PËRNDJEKURIT?!
Artikulli tjetërBARDHAJ-MES FILLON RIKONSTRUKSIONI