Ne Muriqan te njesise administrative Ana e Malit, po zbatohet projekti i ndertimit te ujesjellesit per se paku 1000 banore te ketij fshati, furnizim me uje 24 ore. Eshte ky nje projekt i Keshillit te Qarkut te Shkodres, per te cilin investohet 98 milion leke, fond i qarkut dhe i agjensise se kombetare te ujerave dhe kanalizimve. Kryetari i Keshillit te Qarkut Shkoder, Edmond Ndou, shoqeruar nga specialistet e ketij sektori, te njesise administrative dhe OSHEE-se, inspektuan ecurine e punimeve.

Ndersa superfizori i ketij projekti, Ergys Qyrku, u ndal ne detajet kryesore te ketij projekti.
Ky investim ishte kerkuar prej shume viteve nga banoret e Muriqanit, ndaj eshte i mirëpritur thote administratori i Ana e Malit, Adnan Shullani.

Sipas ecurise deritanishme te punimeve dhe sigurimit te furnizimit me energji elektrike qe do te kryhet nga OSSHE per depon e furnizimit, brenda muajit prill projekti pritet te jete I perfunduar.

https://youtu.be/mNqsZgUkTuk

Artikulli paraprakOSMANI: DETYRË TË FITOJMË NDAJ TEUTËS
Artikulli tjetërPËRPLASJET NË KUVEND, PS KËRKON MASË DISIPLINORE PËR PALOKËN DHE DODËN