Menjëherë pas kronikës në Star Plus për mungesën e ujit të pijshëm në Juban të Gurit të Zi ndërmarrja e ujësjellës kanalizime qytet ka nisur punën duke bërë një investim atje.
Drejtori teknik Lazër Pema shprehet se tek pompat por edhe tek rezervari më sipër janë bërë riparime dhe pritet vënia në efiçencë të plotë për ujësjellësin e Jubanit. Pasi investimi të përfundojë plotësisht dhe banorët e Jubanit të furnizohen me ujë të pijshëm, ndërmarrja e ujësjellësit do të nisë punën për ndëprerjen e lidhjeve të paligjshme dhe vendosjen e matësve për ujin e pijshëm. Që në vitin 2000, ujësjellësi në Juban ka funksionuar vetëm me nga një muaj në fushata elektorale. Pompa ishte lënë në harresë edhe pse tashmë funksionon. Një punë më e madhe është bërë tek rezervari duke ndërruar saraçineskën, hedhja e sasisë së madhe të klorit dhe dezinfektimi në mënyrë që banorët të marrin ujë të sigurtë.