Ndërmarrja e ujesjellës kanalizime në Shkodër ka ndërmarrë një aksion për pastrimin e rezervuarit të ujit në zonën e Tepës ku furnizohen disa lagje të qytetit të Shkodrës me ujë të pijshëm. I pranishëm gjatë kësaj ndërhyrjeje ishte edhe vetë drejtori i ujësjellësit Mark Molla.

Drejtori i ujësjellësit i cili nuk ka shumë kohë që ka nisur punën në atë pozicion tha se shumë shpejt do të ketë edhe investime të tjera në pika të ndryshme për përmirësimin e situatës. Në të ardhmen një prej objektivave tashmë për ujësjellësin e Shkodrës mbetet padyshim rritja e nivelit të arkëtimeve e po ashtu edhe ulja e nivelit të humbjeve në rrjet.

Artikulli paraprak2016-ta, MAKINAT E VJETRA RREZIKOJNË KOLAUDIMIN
Artikulli tjetërFUNDVITI NË KOPLIK, BASHKIA NIS ZBUKURIMET PAS KRONIKËS SË STAR PLUS TV