Bashkimi që pritet të bëhet mes ujësjellësit fshat me ndërmarrjen e qytetit sjell edhe një sërë problematikash.
Disa prej tyre këshilltari i FRD Fatlum Nurja i shtroi gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak për paketën fiskale. Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi pranoi se nuk është bërë më e mira e mundshme për ujësjellësin por tha se ndër vite ka një rritje të performacës tek ajo ndërmarrje.Problemet e ujësjellësit shpesh janë janë bërë pjesë e diskutimeve në këshillin bashkiak si një prej ndërmarrjeve më të ndjeshme në raport me shërbimin për qytetarët.