Kjo javë pritet që të ketë reshje të dendura shi. Në këtë mënyrë ndërmarrja e ujësjellës kanalizime në Shkodër i ka paraprirë duke bërë të mundur pastrimin e kanaleve dhe pusetave nga gjethet apo mbeturina të tjera. Xhesika Pjepniku, inxhiniere impianti në ndërmarrjen e ujësjellësit në Shkodër shprehet se grupet e terrenit kanë ndërhyrë në zonat më problematike në mënyrë që uji të kullojë sa më shpejt për të mos lënë rrugët e bllokuara pas reshjeve të shiut.

Pastrimi i pusetave dhe kanaleve është bërë në të gjitha rrugët e qytetit të Shkodrës, duke përfshirë edhe zonën përpara teatrit “Migjeni” në të cilën sipas inxhinieres Pjepniku ujesjëllësi pritet që të bëjë një investim në rrjetin e kanalizimeve.

Pas paralajmërimit për reshjet e dendura të shiut që mund të jenë gjatë kësaj jave bashkë me ndërmarrjen e ujësjellësit edhe institucionet e tjera të emergjencave kanë ndërmarrë masat në mënyrë që të ketë sa më pak probleme.

 

Artikulli paraprakHISTORITË E ISH STUDENTËVE QË U BËNË SIPËRMARRËS
Artikulli tjetërSENSIBILIZIM ME TË RINJTË KUNDËR DHUNËS NË FAMILJE