Bashkia Shkodër nuk e ka marrë në dorëzim ujësjellësin e Shirokës për shkak se punimet atje nuk janë bërë cilësore dhe nuk është përmbyllur siç duhet ai projekt i para 6 viteve. Është shefja e urbanistikës në Bashkinë Shkodër Aida Shllaku ajo e cila thotë se këto lloj investimesh duhet të mbikqyren më mirë. Një ditë më parë ishte prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani ai i cili tha se tashmë çështja e ujësjellësit të Shirokës ka përfunduar në duart e krimit ekonomik për të sqaruar arsyet se përse nuk është kryer investimi.

Nga ana tjetër shefja e urbanistikës në Bashki flet edhe për rrugën e Shirokës nga ku thotë se disa herë i është kërkuar fondit shqiptar të zhvillimit që punimet të kryhen brenda afatit të përcaktuar që është muaji korrik i këtij viti. Edhe për rrugën e Shirokës pak kohë parë prefekti Paulin Radovani deklaroi se nëse nuk kryhen punimet brenda muajit korrik atëherë do ta dërgojë çështjen në prokurori. Tashmë vetëm pak ditë kanë mbetur nga afati për të parë nëse kërkesat e Bashkisë dhe Prefekturës janë realizuar ashtu siç duhet.

Artikulli paraprakDAÇIÇ LETËR OKB-së, KOSOVA JO NË UNESCO
Artikulli tjetërDODANI: MUND TË KETË NDRYSHIME PËR LEGALIZIMET