Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime bashkë me bashkinë e Shkodrës kanë ndërhyrë këtë të Enjte në lagjen “Liria” për pastrimin e ujërave të zeza. Për pasojë ujrat e zeza dhe të bardha shpërthenin në mjedise të kësaj lagjeje pasi në pjesën dërrmuese të tyre ishin bllokuar.

Drejtori Teknik pranë Ujësjellës-Kanalizime Shkodër Lazër Pemaj tha se po punohet në këtë lagje për pastrimin e kolektorëve, dhe mënjanimin e rrezikut të ujrave të zeza të cilat kishin kohë në këtë gjendje. Njëkohësisht në rrugën e Kalasë punonjësit e bashkisë po realizojnë largimin e bimësisë në disa segmente.

Në lagjen “Liria” pritet që vitin e ardhshëm të bëhet një mega-projekt I rëndësishëm nga Banka Botërore i cili do ti japë zgjidhje njëherë e përgjithmonë problemit me ujërat e zeza

Artikulli paraprakMINISTRIA: BASHKIA SHKODËR MË E MIRA PËR KONTROLLIN E PARAVE
Artikulli tjetërMIRDITË, GJËNDET NË KANAL I VRARË ME ARMË ZJARRI 34-VJEÇARI