Pas një angazhimi maksimal të ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër, defekti në tubacionin e dërgimit që vjen nga pompat e Dobraçit është riparuar.
Duke kërkuar ndjesë për qytetarët e Shkodrës për mungesën e ujit të pijshëm nga ky defekt i papritur, bëjmë me dije se tashmë i gjithë qyteti i Shkodrës furnizohet normalisht me ujë të pijshëm.

Ndërhyrja ishte e vështirë por pavarësisht kësaj puna ka vijuar pa ndërprerje derisa u arrit në riparimin e plotë të këtij defekti.

Falenderojmë gjithë qytetarët e Shkodrës për mirëkuptimin në këtë situatë dhe i sigurojmë se ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër do vijojë që të jetë 24 orë në shërbim për të siguruar ujin e pijshëm në këtë sezon veror ku fluksi është më i madh dhe ngarkesat në rrjet po ashtu.

Përfitojmë nga rasti që të gjithë të kursejmë ujin e pijshëm në këto ditë të nxehta duke mos e shpërdoruar për të shmangur sa më shumë defektet.

Artikulli paraprakPOLICËT, BLUZAT E BARDHA DHE FA DO PËRFITOJNË KREDI PËR SHTËPI ME 0% INTERES, 300 KUOTA PËR KËTË VIT
Artikulli tjetërZJARRET NË RODOS, GREQIA OFRON 1 JAVË PUSHIME FALAS PËR TURISTËT QË U DETYRUAN TË LARGOHESHIN NGA RREZIKU I FLAKËVE